Fadil Berisha dhe miss universi bashkë në ekspozitë

schedule22:11 - 11 Korrik, 2021

schedule 22:11 - 11 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

Fotografi i njohur Fadil Berisha dhe miss univers Ina Dajci u bën  bashkë në muzeun historik me ekspozitën ” Çfarë pash”. Imazhet e personazheve të njohura shqiptare, arkitektja i ka përkthyer në fotografi.

Ishte shumë e thjeshtë, pasi fotografit e Fadilit jane inspiruese, pasi ai nuk resht së promovuari vlerat shqiptare.

Fotografi i njohur thekson faktin se personazhet qe ai ka përzgjedhur nuk janë vetëm femra e meshkuj te bukur, por ata shpalosin vlera ne fusha te ndryshme si muzike, mode, art apo futboll

“Më pëlqen bukuria por edhe inteligjenca. Ndaj dhe unë dua të theksoj se tashmë shqiptarët duhet të kuptojnë ndërthurjen e të bukurës dhe inteligjencës”, ka thënë ai.

Berisha dhe miss univers kane një qëllim që të ndihmojnë familjet e dëmtura  nga tërmeti

Ekspozita çfarë pash do të qëndroj e hapur për disa ditë në hollin e muzeut historik kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!