Facebooku bllokon ngjarjet që mund të mbahen afër vendit të inaugurimit të Biden

schedule05:07 - 18 Janar, 2021

schedule 05:07 - 18 Janar, 2021

Facebook ka bërë të ditur se është duke bllokuar çdo ngjarje të re afër vendeve si Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi Amerikan ku do të mbahet inaugurimi i presidentit Joe Biden më 20 janar.

Kompania e rrjetit social ka bërë të ditur se do të bëjë një rishikim të të gjitha ngjarjeve në Facebook në lidhje me inaugurimin dhe se do të hedhë poshtë ngjarjet që do të shkelnin rregullat e tij.

Kjo lëvizje e Facebookut vjen pas dhunës që kishte shpërthyer javën e kaluar në Washington kur mbështetësit e presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kongresin Amerikan, pas retorikës disa javore dhe organizimit të dhunës nëpër rrjetet sociale.

FBI-ja ka paralajmëruar për mundësinë e protestave të dhunshme të planifikuara në Washington dhe 50 shtete të tjera ditën e inaugurimit.