Revista elektronike e informacionit, e cila boton lajme për sektorin e teknologjisë, tha se kompania amerikane “Facebook” po dizajnon orë inteligjente që synon t’i hedh në treg vitin e ardhshëm.
Revista citoi, sipas një burimi të informuar, që me ndihmën e këtyre orëve inteligjente, përdoruesit do të jenë në gjendje të dërgojnë mesazhe përmes shërbimeve të Facebook, të përdorin funksionet e fitnesit dhe të monitorojnë situatën shëndetësore.
Revista deklaroi, sipas informacionit paraprak, kjo orë inteligjente do të funksionojë në bazë të sistemit operativ Android.
Revista konfirmon se kompania “Facebook” po punon gjithashtu për të hartuar “sistemin operativ” të saj që mund të instalohet në versionet e reja të pajisjes./abcnews.al