Dhjetra refugjatë nga minoriteti mysliman Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur Facebook. Ata kanë akuzuar gjigantin e mediave sociale se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre, dhe kanë kërkuar më shumë se 150 miliardë dollarë kompensim, shkruan BBC
Rreth 10,000 myslimanë Rohingya u vranë gjatë një përplasje me ushtrinë në Mianmar me shumicë budiste në vitin 2017. Facebook akuzohet se ka lejuar “përhapjen e informacioneve të rreme dhe të rrezikshme dhe nuk arriti të hiqte postimet ose të fshinte llogaritë që nxisnin dhunën kundër tyre.
Facebook ka më shumë se 20 milionë përdorues në Mianmar. Për shumë, faqja e mediave sociale është mënyra e tyre kryesore ose e vetme për të marrë informacione. Rohingya shihen si emigrantë të paligjshëm në Mianmar dhe janë diskriminuar nga qeveria dhe publiku për dekada.
Në vitin 2017, ushtria e Mianmarit filloi një goditje të dhunshme në shtetin Rakhine pasi militantët Rohingya kryen sulme vdekjeprurëse në radhët e policisë. Mijëra njerëz vdiqën dhe më shumë se 700,000 Rohingya u larguan në Bangladesh.
/abcnews.al