Në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA pritet që për herë të parë të jetë në postin e zëvendës-presidentes, një grua, e përzgjedhura në këto zgjedhje është Kamala Harris.
Ndërkohë në kuadër të kësaj Facebook ka marrë disa masa në lidhje me profilin e zëvendës presidentes ai ka ka hequr një sërë postimesh, memesh dhe komentesh raciste.
Facebook thotë se hoqi 90% të gjuhës së urrejtjes. Një organ i monitorimit të medias i përshkroi faqet si “kushtuar propagandimit të shpifjeve raciste dhe mizogjiniste”.
Ndërsa, përkundër faqeve që janë vende ku deklaratat e urrejtjes drejtohen rregullisht drejt nënkryetarit të zgjedhur, Facebook tha se nuk do të merrte masa për vetë grupet.
Mediat e huaja raportojnë se faqet që u mbyllën përfshinin akuza ndaj Harris dhe se ajo nuk ishte një qytetare amerikane, sepse nëna e saj ishte nga India dhe babai i saj, nga Xhamajka.
Komente të tjera shkruanin se Harris nuk ishte “aq e zezë sa duhet” për demokratët, ndërsa në një tjetër thuhej se ajo duhet të “dëbohej në Indi”./abcnews.al