Facebook ka mbyllur mbi 600 llogari false që kishin lidhje me Rusinë dhe Iranin. Qëllimi i tyre ishte ndikimi në zgjedhjet amerikane, në Siri dhe Ukrainë.
Facebook ka identifikuar dhe hequr qindra profile të reja që konsiderohen të rreme dhe të përfshira në sjelljet që konsiderohen si “shqetësuese” në funksion të zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara në nëntor. Gjithsej 652 faqe, grupe dhe profile, ka bërë të ditur rrjeti social, dhe disa prej tyre kanë origjinën në Iran dhe Rusi. Veprimtaria e tyre e dyshimtë lidhet me një “sjellje jo autentike të koordinuar” që përfshin shpërndarjen e materialit me një sfond politik. Elemente të mjaftueshëm për të nxitur rrjetin social që të ndërhyjë menjëherë pas polemikave të sezonit të fundit zgjedhor midis skandaleve për siguri dhe privatësi (si psh rasti i Cambridge Analytica) dhe dyshimet e ndërhyrjes të udhëhequr nga Moska për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA-ve.
Kështu Facebook nxiton për të rregulluar gabimet që në alarmin e parë të këmbanës: rrjeti social ka konfirmuar se nuk ka përfunduar ende analizën dhe verifikimin e materialit të dyshuar dhe nuk ka dhënë detaje për asnjë arsye të identifikuar në bazë të sjelljes që gjykohet në rrezik. Megjithatë, zbuloi se kishte informuar qeverinë amerikane dhe qeverinë britanike, përveç kontaktit specifik me Departamentin e Thesarit të SHBA dhe Departamentin e Shtetit në dritën e sanksioneve të imponuara aktualisht ndaj Iranit.
“”Ka shumë që nuk e dimë ende”, tha themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg. Sidoqoftë, dihet se vendimi për mbylljen e faqeve dhe llogarive është rezultat i katër hetimeve, tre në lidhje me Iranin dhe një me Rusinë. Në një rast përfshiu një grup të quajtur “Liberty Front Press”, që drejtohet nga disa llogari në Facebook dhe Instagram me rreth 155 mijë ndjekës.
Grupi – ka konfirmuar Facebook – sipas regjistrimeve të adresës së IP-së dhe administratorëve, rezulton I lidhur me median shtetërore të Iranit, me llogaritë e para të krijuara në 2013 me përmbajtje për Lindjen e Mesme, Mbretërinë e Bashkuara dhe SHBA-të. Gjithashtu edhe dy llogari të tjera kishin lidhje me Iranin, ndërsa një grup i katërt, i cili kishte për qëllim ndikimin në Siri dhe Ukrainë – ishte lidhur me fronte, që sipas Facebook, SHBA-të i konsiderojnë të lidhura me inteligjencën ushtarake ruse.