Prindërit tani do të jenë në gjendje të shohin historinë e bisedave të fëmijëve të tyre në aplikacionin Messenger të Facebook, pasi kompania e teknologjisë solli kontrolle të reja prindërore.
Këto ndryshime të bëra kanë si qëllim mbrojtjen më të mirë të të rinjve dhe sigurimin e qetësisë për prindërit. Këta të fundit tani do e dinë me siguri se cilët janë personat me të cilët bisedon fëmija i tyre.
Përmirësimet vijnë pas shqetësimeve të ngritura një vit më parë rreth aplikacionit “Messenger Kids”. Prindërit mund të shohin gjithashtu nëse fëmija i tyre është duke biseduar me video apo po dërgon mesazhe, por edhe sa shpesh kanë ndodhur bisedat gjatë 30 ditëve të fundit.
Gjithashtu përmes një njoftimi, ata do informohen sa herë fëmija i tyre bllokon persona të tjerë.
“Këto ndryshime janë pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme, për të siguruar më shumë transparencë dhe për t’i ndihmuar njerëzit të kuptojnë më mirë sesi funksionojnë shërbimet tona“, tha menaxheri i produkteve të Messenger, Morgan Brown./abcnews.al