Fabrizio Romano me lajmin e bujshëm, Bologna interesohet për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares

schedule13:56 - 9 Janar, 2024

schedule 13:56 - 9 Janar, 2024

Konsiderohet si një ndër talentet më premtues në “Kontinentin e Vjetër” e për këtë aryse i duhet një lëvizje, në një klub eltier. Bëhet fjalë për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, Roço, me 18-vjeçarin, i cili është duke shkëlqyer me ekipin e të rinjve të “gjigantëve” skocezë të Celtic, të cilët jo pak herë e kanë thirrur edhe në ekipin e parë.

Potencialin e tij e kanë vënë re edhe në Itali, ku sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano, për “fantazistin” e sulmit intersohen “Emilianët” e Bologna, me skuadrën e drejtuar nga teknikut, Thiago Motta, që po kërkon me ngulm një vend në zonën e kupave të Evropës dhe Vata shihet si afrimi, që mund t’i ndihmojë jo pak në këtë mision.

Për autorin e 13 golave, në 20 përballjet e zhvilluara të këtij sezoni, me të rinjtë e “Keltëve” skocezëve, Bologna është duke bërë gati një ofertë bindëse vlera dhe detajet e së cilë nuk janë bërë ende të ditura, në mënyrë që të afrojnë, që në muajin janarin, “yllin” e ri të sulmit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!