Fabregas: Sarri i fiksuar, me të nuk shihnim dot fëmijët tanë

schedule10:18 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 10:18 - 7 Dhjetor, 2020

Cesc Fabregas ishte një nga lojtarët kryesorë të Chelseas, deri në momentin që në krye të skuadrës erdhi Mauricio Sarri. Italiani nuk e vlerësonte njësoj si Conte spanjollin dhe në vend të tij solli Jorginho nga Napoli.

Fabregas nuk ishte më zgjedhje e parë dhe vendosi të largohej te Monaco, ku është titullar dhe një nga më të mirët e francezëve. Së fundmi mesfushori i është rikthyer kohës kur punonte me Sarrin dhe ka treguar vështirësitë e të pasurit italianin si trajner.

“Sarri donte të vinte bast për Jorginhon, të cilin e kishte pasur te Napoli dhe erdhi te Chelsea për 60 milionë euro. Për mua nuk mjaftonte të luaja në Europa League dhe League Cup sepse unë isha gjithmonë titullar.

 

Gjithmonë kam dashur të jem një protagonist në Premier League. Kështu që në fund u largova. Sarri është një trajner i mirë dhe një person me zemër të madhe. Por ai ka bindje shumë të forta në nivelin taktik, është shumë supersticioz dhe është shumë e vështirë ta bësh të ndryshojë mendje. Nëse kujtoj kohën e stërvitjes…

Gjithmonë na vendoste orën 15:00 për stërvitje. Ata që kishin familje, si unë, me atë orar nuk i shihnin fëmijët e tyre gjithë ditën. Në mëngjes ata shkonin në shkollë dhe kur unë kthehesha në mbrëmje pas stërvitjes, ata ishin duke fjetur. Një ditë ne i kërkuam Sarrit të zhvendoste seancat në mëngjes.

Ai na tha që duhej të stërviteshim në 15:00 sepse një studiues nga Pisa kishte provuar shkencërisht se kjo është koha më e mirë për trupin për të zhvilluar aktivitet fizik. Ndoshta është, por unë di se koha me familjen është gjithashtu shumë e rëndësishme për çdo lojtar”, u shpreh Fabregas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!