La 3 oferta kombëtaresh për Shqipërinë. Miqësia me yjet e futbollit të Fabian Duros e spektaklet në botë

schedule10:17 - 17 Nëntor, 2023

schedule 10:17 - 17 Nëntor, 2023

Fabian Duro është xhongleri shqiptar me famë botërore dhe me lëvizjet e tij  ia ka arritur të bëjë për vete shumë fansa. Ai thotë se fillimisht e ka provuar të luajë si futbollist profesionist, por në fund përfundoi duke bërë spektakël me xhonglime.

“U bë gati 14 vjet që stërvitem për këtë lloj sporti. Unë kam pas qene i përfshirë në futboll në Angli, nga mosha 11-18 vjeç kam jetuar atje dhe kam luajtur me ekipin e Queens Park Rangers (QPR) me moshat e vogla, pastaj erdha në Shqipëri, u mundova dhe këtu, por s’më pëlqeu shumë dhe pastaj  mora topin duke bërë xhonglime me top. Bëra përpjekje, u futa tek Tirana u-19 me rol sulmues dhe ndenja shumë pak. Për mua futbolli është më mirë se Freestyle. Kushtet atëherë ishin 40 veta me një skuadër, ata që paguanin luanin”, theksoi ai.

Ai thotë në “ABC e Mëngjesit” se në Gjermani ka marrë leje nga Bashkia e Mynihut ka marrë leje për të dhuruar “show”, ndërsa shtoi se sporti i tij duartrokitet nga qytetarët gjermanë dhe jo vetëm.

“Këtë performancë kur jam më Mynih e bëj 100 herë në ditë, pra këtë që bëra tani. Stërvitem përditë. Në Mynih mund ta bëj 100 herë në ditë, por ditën tjetër e bëj pushim, sepse ditën tjetër e bëj pushim se më dhembin muskujt. Bëhet rutinë dhe këto tashmë janë bërë reflekse. Në Gjermani kam 8 vjet që shkoj dhe atje kam leje nga bashkia e Mynihut”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!