Forcat e Armatosura për disa javë rrjesht pastruan rreth 60 kilometra vijë bregdetare në vend. Në ditën e fundit të aksionit, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, inspektoi punën që po kryhej në plazhin e Divjakës.
Sipas ministres, “Forcat e Armatosura i hapën rrugë projektit të bashkisë Fier për përmirësimin e infrastrukturës duke pastruar rreth 14 mijë m³ inerte të ardhura nga prishja e ndërtesave buzë lumit Gjanicë.”
Gjithashtu efektivët e batalionit të tretë të këmbësorisë larguan disa ton mbetje nga Kanali i Vaut, pjesë e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte edhe në njësinë administrative Allkaj të bashkisë së Lushnjes.
Bashkë me kryebashkiakun Fatos Tushe inspektuan urën “bailey” të ndërtuar nga Forcat e Armatosura. Kjo urë i vjen në ndihmë 1100 banorëve të zonës dhe 200 familje që kanë investuar në vreshta e sera./abcnews.al

