Për herë të parë në historinë finaleve të Kupës më të vjetë në historinë e futbollit, “FA Cup”, mitikun anglez i “Wembley” do të presë derbin e Manchester, me “qytetarët” e City dhe “djajtë e kuq” të United, që janë në kërkim të trofeve të 2-ta sezonale.
“Qytetarët” e Manchester City vijnë për herë të 12-të në këtë finale, teksa kanë arritur të triumfojnë në plot 6 herë, për herë të fundit në vitin 2018-2019. Në anën tjetër, “djajtë” e Manchester United kapin për herë të 21-të finalen e FA Cup, teksa në përballjet e mëparshme e kanë fituar plot 12 herë trofeun, por mbajnë dhe rekordin “e hidhur” për më shumë humbje në finalen e “FA Cup”, me 8 të tilla.
Favoritët padyshim mbesin djemtë e Pep Guardiola, me “bomberin viking” në majën e sulmit, Erling Braut Haaland, që kërkon tripletën e pas fitores së titullit të Premier League, tashmë është vetëm 2 hapa larg plotësimit të “ëndrrës”.
Në krahun tjetër, po në sezonin e tij të parë, te “djajtë” e Manchester, tekniku, Erik ten Hag bëri një revolucion total te “të kuqtë”, që nga mentaliteti e deri te skemat e lojës, duke i sjellë tifozëve trofeun e parë, vetëm pak muaj pas mbërritjes në “Old Trafford”, teksa arriti të fitonte trofeun e “EFL Cup”.
Tashmë e vetmja gjë çka na mbetet është të presim orën 16:00, aty ku në “Wembley” të Londrës, arbitri kryesor, Paul Tierney do të startojë 90 minutat përfundimtare të Kupës së Anglisë këtë sezon. /i.m /abcnews.al