F1/ Aksident i frikshëm në Monza, Verstappen përfundon mbi Hamilton (FOTO LAJM)

schedule17:14 - 12 Shtator, 2021

schedule 17:14 - 12 Shtator, 2021

Dueli në Monza mes Max Vertappen dhe Lewis Hamilton përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Teksa kishte kaluar pak më shumë se gjysma e garës, të dy pilotët u gjendën krah njëri-tjetrit në hyrje të kthesës. Askush nuk preferoi ta ngrinte këmbën nga gazi dhe në dalje të kthesës, Red Bull përfundoi sipër Mercedes.

Një aksident i frikshëm pasi rrota e djathtë e pasme e makinës së holandezit u ul në kokën e anglezit, duke shmangur goditjen e tij vetëm falë aureolës.

Vendimtare për të shmangur tragjedinë e mundshme ishtë mbrojtja e sendiljes së shoferit e cila u vendos nga FIA vetëm katër vite me parë, pas aksidentit fatal të Jules Bianchi në Çmimin e Madh Japonez 2014. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!