Ekzekutoi gruan me kallashnikov, çudit Koço Buzo: Nuk isha unë aty, shokët policë më thanë që e vrave ti

schedule14:30 - 8 Maj, 2021

schedule 14:30 - 8 Maj, 2021

Koço Buzo ka dhënë një dëshmi të fortë para oficerëve të policisë gjyqësore të Elbasanit kur u pyet për vrasjen e bashkëshortes së tij Lilianës.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, Buzo ka mohuar të ketë qenë ai vrasësi duke theksuar se ai ka qenë në shtëpi dhe jo në vendin ku u vra bashkëshortja.

Madje, ai thekson se vrasjen e bashkëshortes e ka mësuar nga shokët e tij dhe se me Lilianën kishte gjashtë muaj që nuk fliste.

Liliana Buzo u qëllua dy ditë më parë sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes, avokatit dhe kalimtarit, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. Viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20 dhe 18-vjeçar.

Si nisën konfliktet mes çiftit 

Liljana Buzo ishte kërcënuar nga 58 vjecari mbrëmjen e së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë. Koço Buzo ish polici i bëri priti 50 metra larg ambienteve të saj tek rruga “Ismail Dërbova” dhe më pas i qëlloi për vdekje.  Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë, ndërsa njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. /abcnews.al