EZ5 Energy vendos standardin në Shqipëri: Magnelis® në zemër të strukturave diellore cilësore

schedule11:13 - 29 Maj, 2025

schedule 11:13 - 29 Maj, 2025

EZ5 Energy, kompania lider në prodhimin e strukturave për panele diellore në Shqipëri, ka realizuar me sukses importin e radhës të çelikut Magnelis® – materiali që garanton jetëgjatësi, qëndrueshmëri dhe performancë të lartë në çdo projekt solar.

Ky çelik inovativ, përdoret ekskluzivisht nga kompania EZ5 Energy në fabrikën e saj moderne në Vrrinë – Durrës. Me vetinë unike të vetëriparimit, Magnelis® ofron mbrojtje të jashtëzakonshme ndaj korrozionit – deri në 10 herë më shumë se çeliku i galvanizuar – dhe një jetëgjatësi mbi 50 vite, edhe në kushte klimaterike të vështira.

Për EZ5 Energy, Magnelis® përfaqëson themelin e një standardi të ri në ndërtimin e infrastrukturës për energji të pastër. Struktura të prodhuara me këtë material kërkojnë mirëmbajtje minimale dhe ofrojnë efikasitet të lartë në montim, duke reduktuar kohën dhe kostot për partnerët e saj.

Kompania operon me një kapacitet prodhimi prej 3 MW në ditë dhe është e certifikuar me standardet ndërkombëtare ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 45001 – duke ofruar garanci, cilësi dhe zgjidhje të besueshme për tregun e energjisë së rinovueshme.

Me teknologji të avancuar dhe vizion të qartë për të ardhmen, EZ5 Energy vazhdon të udhëheqë zhvillimin e energjisë diellore në Shqipëri dhe rajon, duke vendosur standardin për strukturat që fuqizojnë të ardhmen e gjelbër.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!