Exit poll-et e nxjerrin fituese, Le Pen: Blloku makronist ka mbaruar

schedule21:15 - 30 Qershor, 2024

schedule 21:15 - 30 Qershor, 2024

Kryetarja e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, bëri deklaratat e para pas shpalljes së parë të exit poll-eve të para, pas mbylljes së qendrave të votimit në Francë.

“Demokracia ka folur”, tha Marine Le Pen, duke thënë se “blloku makronist” ishte “eliminuar praktikisht”.

“Francezët kanë treguar dëshirën e tyre për të kthyer faqen e 7 viteve të pushtetit përçmues dhe gërryes”, tha ajo duke shtuar “një shenjë besimi që na nderon dhe na detyron”.

Politikania franceze falenderoi votuesit për mbështetjen e tyre por thotë se raundi tjetër i votimit do të jetë vendimtar “vendimtar”, duke iu referuar raundit të dytë të zgjedhjeve të Francës të dielën e ardhshme, 7 korrik.

/abcnews.al