Evropiani i rekordeve, Nedim Bajrami shkruan historinë ndaj “Të Kaltërve”

schedule21:35 - 15 Qershor, 2024

schedule 21:35 - 15 Qershor, 2024

Pavarësisht se tashmë “Legjionarët” e Kombëtares sonë janë në disavantazhin e një goli, për plot 9 minuta përjetuam faktin e të qenurit superiorë, ndaj një ekipi me shumë histori në futbollin botëror, si Italia, që njëkohësisht janë edhe kampionët në fuqi të Evropës, gjë e cila “elektrizoi” çdo shqiptar anë e mbanë botës.

Pavarësisht se nga italianët goli i Nedim Bajramit u harrua shumë shpejt, në mendjen e çdo tifozi “kuqezi” dhe në “librin e rekordve” të UEFA do të mbetet për një kohë të gjatë, me “fantazistin” e sulmit tonë, që gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 22 sekondash lojë, duke shënuar kështu golin më të shpejtë në historinë e një Kampionati Evropian.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga rusi, Dmitri Kirichenko, i cili i shënoi Greqisë, pas vetëm 1 minute e 7 sekondash lojë, në fazën e grupit të Euro 2004, mirëpo “ylli” i Sassuolo u tregua thuajse 3 herë më i shpejtë se “bomberi” rus, duke na dhuruar emocione të forta e të paharrueshme. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!