Evropa propozon Zelenskyn dhe popullin ukrainas për çmimin Nobel

schedule10:17 - 18 Mars, 2022

schedule 10:17 - 18 Mars, 2022

Politikanët evropianë kanë propozuar Zelenskyn dhe popullin ukrainas për çmimin Nobel.

Një letër e hapur iu dërgua komitetit të çmimit Nobel nga një grup politikanësh evropianë për të kërkuar zgjatjen e afatit për nominimet në mënyrë që të përfshihet edhe propozimi për Volodymyr Zelensky dhe popullin e Ukrainës për Çmimin Nobel për Paqen .

LEXO KËTU të gjitha zhvillimet e luftës për sot

Letra e hapur është nënshkruar nga dhjetëra politikanë evropianë, sipas Ukrinform.

Zyrtarët evropianë besojnë se Komiteti Nobel duhet të zgjasë procesin e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe deri më 3 mars 2022 për të lejuar nominimin për Çmimin Nobel për Paqen për Presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës. Procesi i aplikimit përfundoi më 31 janar.

“Ne jemi dëshmitarë të guximit të popullit të Ukrainës që e duroi këtë luftë të shpallur nga  Rusia. Burrat dhe gratë e guximshme ukrainase po luftojnë për të ruajtur demokracinë dhe sovranitetin e tyre. Njerëzit në të gjithë Ukrainën po ngrihen kundër forcave të autoritarizmit. Ne besojmë se tani është koha për t’i treguar popullit të Ukrainës se bota është në anën e tyre”, shkruhet në letrën e hapur të politikanëve perëndimore./abcnews.al/