BE në karantinë deri në fund të majit, gazetarja Erisa Zykaj: Në Belgjikë shqetësuese infektimi i të moshuarve

schedule10:11 - 16 Prill, 2020

schedule 10:11 - 16 Prill, 2020

Në Belgjikë ditët e fundit duket se situata është rëndëua situata, pasi numri i vdekjeve është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Deri më tani në Belgjikë kanë humbur jetën 4440  persona ndërkohë që 33 573 persona janë konfirmuar të  infektuar me koronavirus.

Gazetarja e Abc Neëws në Bruksel, Erisa Zykaj  ka theksuar se në bazë të raporteve të fundit, tashmë rezulton se Belgjika është vendi i dytë më i prekur në botë në raport me numrin e banorëve. Kemi 339 viktima për 1 milionë banorë, që e kalon numrin e vdekjeve në itali që ëhstë 329 viktima për 1 milionë banorë duke bërë që Belgjika të jetë e dyta pas spanjës që ka 374 vdekjeve për një milion banorë.

Ndërkohë porsa i përket jetëve të humbura fatmirësisht deri më tani krahasuar me vendet e tjera si Franca, SHBA apo Itali numri i jetëve të humbur aëhstë më i vogël.

Gazetarja Zykaj thekson se një ndër faktorët që ka çuar në rritjen e numrit të vdekshmërisë në Belgjikë është fakti se koronavorisi ka prekur shumë të moshuar.

Të moshuarit janë një kategori që autoritetet belge dhe pse njihen si një ndër vendet më sociale nuk i kanë kushtuar rëndësi. Janë infektuar një pjesë e madhe e tyre që jetojnë nëpër shtëpi pushimi, apo siç njihen ndryshe azile. Shteti duket se nuk e ka kuptuar trajtimin e tyre. Karantimi do të qëndrojë deri në 3 maj”.

Ndërkohë ndër të tjera ajo thekson se pritet që karantina në të gjithë Evropën do të jetë deri në fund të majit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!