“Evropa më mungon çdo ditë, dikush duhet të kujtohet për mua”

schedule20:36 - 12 Tetor, 2019

schedule 20:36 - 12 Tetor, 2019

Yannick Carrasco la Atletico Madrid shkurtin e vitit 2018 dhe u transferua në Kinë. Sulmuesi i krahut firmosi deri në vitin 2022 me Dalian Yifang, por e ka marrë shumë malli për futbollin dhe jetën evropiane.

Milani dhe Interi u interesuan për shërbimet e tij janarin dhe verën e kaluar, por marrëveshje nuk pati. Carrasco ka përsëritur për HLN dëshirën për t’u rikthyer. Situata ka ndryshuar dhe belgu mund të ndërrojë skuadër në janar, por më parë duhet të vijë një ofertë konkrete në drejtim të tij dhe klubit kinez.

“Evropa më mungon çdo ditë. Klubi nuk më lejoi të largohesha në orët e fundit të merkatos. Tani është ndryshe, mund të largohem. Shpresoj të ndodhë rikthimi dhe të vijë një ofertë konkrete”, thekson 26-vjeçari belg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!