Janë rikthyer përsëri përplasjet mes qeverisë italiane dhe Bashkimit Evropian. Gjatë diskutimeve për buxhetin e ekzekutivit të Romës, i cili kalon dhe në Bruksel për miratim, ministri Salvini thotë se nuk i përfill kërcënimet e BE-së. Madje ai lëshoi akuza të rënda nga Unionit duke thënë se dëshiron një Itali të dobët që ta blejë.
Italia vijon përplasjet e ashpra me Bashkimin Evropian.
“Kemi thënë gjithnjë se do të ndërtojmë një buxhet të guximshëm edhe pse në Evropë do të na e rrëzojnë. Kërcënimet e BE-së nuk më interesojnë dhe ashtu si D’Annunzio them: ‘nuk ma ndjen!’”.
Kështu është shprehur ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini duke folur për mediat vendase.
“Unë mendoj se në Evropë është dikush që synon të gjunjëzojë Italinë për të blerë nën çmim kompani, banka dhe industrinë e modës. Dikush dëshiron një Itali të dobët plot me emigrantë, por me këtë qeveri kjo nuk funksionon”, shtoi ai.
Ndërsa më tej nënvizoi se dekreti për Sigurinë nga ana e presidentit të republikës është e pashmangshme. Salvini tha se ky dekret nuk është për të kënaqur veten e tij por një hap përpara për sigurinë e shumë italianëve.
“Azilkërkuesit, emigrantët, të zbarkuarit që do të kryejnë një krim do të kthehen menjëherë nga kanë ardhur”, u shpreh ministri i Jashtëm duke theksuar se bëhet fjalë për një masë qytetarie.
Ndërkohë, ai në fund sulmoi ashpër udhëheqësin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
“Ky zotëri është shefi i qeverisë së 500 milionë evropianëve, një zotëri që vjen nga një parajsë fiskale si Luksemburgu. Nëse kërkoni në google “Juncker esëll” apo “situate të sikletshme”, do të shikoni imazhe impresionuese”, thotë ministri i Brendshëm italian./abcnews.al