Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Evropa i frikësohet një paqeje të keqe në Ukrainë”, Krisafi: Rinisja e luftës do të rrezikonte edhe vendet balltike

schedule21:46 - 6 Mars, 2025

schedule 21:46 - 6 Mars, 2025

Eksperti i gjeopolitikës Ledion Krisafi thotë se ka dy arsye pse po riarmatoset Evropa.

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë”, Krisafi theksoi se një lëvizje e tillë vjen për faktin se Evropa nuk shihet më një fuqi ushtarake dhe së dyti, i frikësohet një paqeje të keqe në Ukrainë.

Sipas tij, nëse lufta do të rihapej pas disa vitesh, atëherë në rrezik do të viheshin edhe vendet baltike.



“Mendoj që ka dy arsye pse po riarmatoset Evropa. Së pari, e ka kuptuar në këtë moment se nëse nuk je fuqi e rëndësishme ushtarake nuk je në lojë. Duke qenë se nuk është fuqi, ka ardhur shpërfillja nga SHBA dhe Rusia. Arsyeja e dytë, mendoj që jo se pse Rusia mund të sulmojë Gjermaninë, Francën apo ndonjë shtet tjetër, nuk ka për të ndodhur më. Por sepse Evropa i frikësohet një paqeje të keqe në Ukrainë. Një paqe e keqe në Ukrainë mund të rihapte luftën pas disa vitesh dhe të rivendoste në rrezik vendet baltike, të cilat janë të rrezikuara. Ky është meraku i Evropës. Mendoj se rreziku ndaj vendeve baltike është.”, u shpreh Krisafi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!