Patrice Evra, pas nëntë vitesh me Manchester United, në verën e vitit 2014 vendosi të provojë një eksperiencë të re në Itali. Francezi iu bashkua Juventusit dhe fitoi dy tituj kampionë, por nuk është se e ka shijuar shumë atë që ka përjetuar në Itali. Në një intervistë për Sky Sports, ai tregon vështirësitë e mëdha të futbollit italian.
“Fitova shumë trofe me Manchester United dhe nuk kam frikë të them që ishte sikur të ishe me pushime, në krahasim me atë që kalova te Juventusi. Them kështu për nga mënyra se si ata punonin, si stërviteshin, grumbullimet dy ditë para ndeshjes dhe më pas stërvitje edhe ditën e ndeshjes. Kjo është arsyeja pse jam shumë krenar që luajta për Juventusin”, tregon Evra.
Më tej ai shton: “Ishte një nga sfida më të vështirë në jetën time. Kishe vetëm një ditë pushim në muaj. Ata kontrollonin gjithçka, të detyronin të haje në klub dhe mësova shumë, edhe taktikisht. Juventusi ishte një nga sfida më të mëdha për mua dhe jam shumë krenar që shpenzova dy vite e gjysmë me ta. Nuk e shijova atë mënyrë jetese, sepse më pëlqen ta kontrolloj veten. Gjithsesi për disa lojtarë të rinj është shumë e rëndësishme”.
Evra zbulon edhe detaje të tjera: “Juventusi e ka në ADN të punuarit fort. Kam arritur të shoh lojtarë që villnin pa përfunduar akoma stërvitja. Më kujtohet që çdo ndeshje më kërkonin të vrapoja 12 kilometra. Ndonjëherë ndjeja se nuk kishte kuptim diçka e tilla, pasi topin e kishim ne gjithmonë. Në disa ndeshje vrapoja 9 ose 10 kilometra dhe dy ditë më vonë, në stërvitje, duhet të kompletoje 12 kilometrat”.
“Ata më bënin të vrapoja edhe 2-3 kliometra të tjera në stërvitje. Stërvitja ishte më e fortë se ndeshjet. Disa njerëz thonë se është e letë të luash në Itali, por nuk do të ishin në gjendje as të stërviteshin. Ishte një tronditje e madhe për mua”, përfundon Evra, i cili shkoi edhe në finale të Champions League me Juventusin, që u mposht nga Barcelona në vitin 2015. /abcnews.al