Evis Kushi kalon fundjavën me vajzat e saj: Solla Anën dhe Lunën në Mësonjëtoren e parë

schedule14:23 - 9 Maj, 2021

schedule 14:23 - 9 Maj, 2021

Fundjava me diell dhe përfundimi i zgjedhjeve ka bërë që edhe politikanët të largohen paksa nga politika. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zgjedhur që këtë të dielë ta kalojë me vajzat e saj në Korçë.

Në një status në rrjetet sociale ajo ka ndarë foto gjatë vizitës në Mësonjëtoren e Parë Shqipe. Kushi shprehet se është krenare për vlerat e larta historike të popullit shqiptar që mishërohen në këtë ndërtesë.

“E shfrytëzova këtë të dielë të bukur për të sjellë Anën dhe Lunën në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, që të mësojnë më shumë për kontributin e çmuar dhe sakrificat e të parëve tanë për të mundësuar mësimin e gjuhës tonë të bukur shqipe si dhe edukimin kulturor e patriotik.

Krenare për vlerat e larta historike të popullit shqiptar që mishëron kjo ndërtesë e restauruar kohët e fundit si  Muzeu i Arsimit”, shkruan Kushi./mv.abcnews.al