Përveç ciklit 9-vjeçar, këtë vit tekste falas do të përfitojnë edhe 16 kategori në arsimin e mesëm dhe të lartë.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë një inspektimi që kreu bashkë me kryeministrin Edi Rama në një shkollë të re në Luz të Fushë Krujës, tha se që nga viti i ardhshëm nga klasa e parë deri në të tretën do të ketë vetëm libra një përdorimsh.
Ndërkohë kreu i qeverisë, shtoi se praktika e librave të përdorur është edhe në Francë edhe në Suedi.
Pjesë nga biseda
Evis Kushi: Këtë vit tekste falas do plotësojmë edhe klasat e teta dhe të nënta. Për të plotësuar kështu ciklin bazë.
Tekste falas do përfitojnë edhe 16 kategori në arsimin e mesëm dhe të lartë. Për vitin e ardhshëm kemi parashikuar që nga klasa e parë deri në të tretë, të jenë një përdorimsh.
Edi Rama: Librat që kalojnë nga një dorë në tjetrën janë dhe në Francë dhe në Suedi
Evis Kushi: Ndërkohë nga viti tjetër deri në klasën e tretë duke qenë se ka shënime në libra ne do ta bëjmë që të jenë një përdorimsh
m.v/abcnews.al