Evi Reçi zbulon surprizën: Në skenën e Festivalit nuk do jem vetëm, mami më ka dhënë një këshillë

schedule14:42 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 14:42 - 12 Dhjetor, 2020

Evi Reçi është një vajzat më aktive të ekranit shqiptar, ajo moderon çdo ditë një emision pasditeje, sakaq është edhe prezente në muzikë.

Së fundmi, Evi do të jetë pjësëmarrëse në Festivalin e RTSH, me një këngë të krijuar nga kompozitorja Olsa Toçi.

Teksa bënte ushtrimet në palestër, ajo ka zbuluar edhe një sekret nga performanca, ku nëna e saj, pjesë e orkestrës emblematike do të jetë e vetmja që do ta shoqërojë në performancën në skenë.

LEXO EDHE: 

Sakaq, Evi ka rrëfyer edhe këshillën që mamaja i ka dhënë për këtë pjesëmarrje.

Kështu emocine kam vetëm artistike, por mami më ka thënë që dil dhe shijoje atë që do bësh në skenë”.

Më tej, Reçi ka deklaruar se ndryshe nga herët e tjera, ka vendosur që garën ta marrë më natyrshëm, duke shijuar momentin.

Kënga ka shumë gjëra personale edhe të miat brenda, po patjetër momenti i interpretimit duhet të jesh 100 % vetja jote dhe të mos mendosh si do ta them, se ne këngëtarët i mendojnë cik këto si do qendrojmë. Por le të rrjedhi natyrshëm, mos i mendo këto gjëra se pas disa kohësh do t’i rikthehesh dhe do të thuash: ‘Po unë pse nuk i shijova’. Edhe faktikisht nëpër kompeticione kam thënë se pse unë e mora kaq seriozisht garën, duhet ta kisha shijuar. Faktikisht kështu kam hyrë në këtë festival për ta shijuar më beso”. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!