Everton e ka gjetur goleadorin, tjetër fitore për Ancelottin!

schedule18:01 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 18:01 - 28 Dhjetor, 2019

Everton ka marrë fitoren e dytë radhazi me në krye Carlo Ancelottin. Skuadra blu e Liverpulit ka triumfuar me rezultatin 1-2 në transfertë përballë Newcastle, falë një dopiete nga talenti Domenic Calvert-Lewin. Numri 9 i Everton arrin në kuotën e 8 golave në Premier League dhe po tregon një formë të shkëlqyer.

Ancelotti e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë gjashtë pikë të plota në dy ndeshjet e tij të para në krye të Everton. Southampton dhe Crystal Palace janë ndarë në barazim 1-1. Tomkins shënoi i pari për miqtë, ndërsa Danny Ings barazoi për “Shenjtorët”.

 

 

Watford duket se nuk është dorëzuar dhe do të luftojë deri në fund për të mos rënë nga kategoria. Pasi mposhtën Manchester United dhe barazuan me Sheffield United, “Grerëzat” mposhtën edhe Aston Villan, me rezultatin e thellë 3-0. Fitore jetike për ekipin nga Londra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!