Evazion me turistët e huaj, Kasa: Agjencitë i gënjejnë

schedule16:12 - 8 Korrik, 2022

schedule 16:12 - 8 Korrik, 2022

Turistët e huaj  që vijnë në Shqipëri gjatë këtij sezoni turistik kanë re pre e mashtrimeve. Kryetari i Unionit Turistik Rrahman Kasa deklaron se informaliteti  po dëmton imazhin  e vendit. Agjenci të paregjistruara dhe persona të pacertifikuar i ofrojnë turistëve të huaj  hotele dhe transport me çmime më të lira  por me standarde shumë të ulëta.

“Ofrojnë shërbime me çmime të përgjysmuara, por nuk ofrojnë standarde. Marrin autobusë të një niveli që të lënë për të dëshiruar. Këto dëmtojnë imazhin e vendit tonë”.

Mashtrimet që  po i bëhen turistëve të huaj sipas Kasës do të bëjnë që ata të mos rikthehen më në Shqipëri dhe për këtë i bën apel institucioneve që të reagojnë sa më parë.

“Do të kemi një numër turistësh të konsiderueshëm, por me probleme që cituam”.

Shtrenjtimi i jetesës ka detyruar shqiptarët që gjatë këtij sezoni të pushojnë më pak ditë në krahasim me vitet e tjera.

Shumë hotele  që operojnë në vend kanë rritur çmimet deri në 40 % ndërsa jugu vijon të ketë çmimet më të kripura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!