Gazetari amerikan Evan Gershkovich është paraqitur sot në gjykatë për të apeluar kundër vendimit të tij. Ai u arrestua në qytetin e Yekaterinburgut ndërsa punonte për gazetën Wall Street Journal (WSJ) dhe u akuzua për spiunazh.
Gershkovich ishte i veshur me një këmishë blu, dhe shpeshherë buzëqeshte por nuk u tha asgjë gazetarëve të pranishëm.
Ambasadorja e SHBA në Rusi, Lynne Trejsi ishte gjithashtu e pranishme në sallën e gjyqit. Zyrtarëve konsullorë të SH.B.A.-së iu mohua fillimisht qasja tek reporteri, por mundën ta shihnin të hënën.
Gershkovich, 31 vjeç, u arrestua më 29 mars dhe mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh. Rusia pretendon se ai po përpiqej të merrte informacione të klasifikuara të mbrojtjes për qeverinë amerikane. Gershkovich ka mohuar çdo akuzë.
Kjo është hera e parë që Moska akuzon një gazetar amerikan për spiunazh që nga periudha e Bashkimit Sovjetik. Reporterët pa Kufij thanë se Gershkovich po mbulonte grupin mercenar rus Ëagner në Yekaterinburg, rreth 1,600 km (1,000 milje) në lindje të Moskës.
/abcnews.al

