Nga situata e rënduar e përmbytjeve, policia ka evakuuar nxënësit në shkollën “Met Hasa” në Durrës.
Mësohet se uji brenda ambienteve të shkollës ka arritur deri në 1 metër.
Reshjet shiut me intensitet të lartë kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Durrësit.
Shumë lagje janë përmbytur, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve si dhe në qarkullimin e automjeteve./abcnews.al