Evakuohen nga sheshi i xhirimit, Agelina Jolie dhe Madden ndodheshin pranë një bombe

schedule18:41 - 5 Nëntor, 2019

schedule 18:41 - 5 Nëntor, 2019

Aktorët e njohur Richard Madden dhe Angelina Jolie gjatë kohës që ndodheshin në shesh xhirim kanë mësuar se shumë pranë tyre, ndodhej një bombë e paprekur për dekada.

Menjëherë, aktorët dhe i gjithë stafi i “The Eternals” janë evakuuar nga seti i xhirimit. Ekspertët kanë marrë situatën në dorë duke bërë verifikimet e terrenit në mënyrë që të asgjesonin bombën e zbuluar. Mësohet se bomba qëndronte aty që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas një burimi për “ The Sun”, bomba mund të kishte sjellë pasoja tragjike: “Ishte e tmerrshme! Bomba mund të qëndronte aty për dekada e paprekur, por kush e di çfarë do kishte ndodhur nëse do trazohej”.