Rreth 1200 emigrantë janë evakuar në orët e para të së enjtes nga dy kampe në veri lindje të Parisit. Ata janë transferuar në palestra dhe në qendra pritje në kryeqytetin francez.
Policia franceze ndërmori në orët e para të mëngjesit të së enjtes një operacion evakuimi në dy kampe të mëdha refugjatësh në veri lindje të Parisit, ku mendohej se qëndronin rreth 1200 persona.
E perditshmja “Le Figaro” shkruan se në operacionin e paprecdentë morën pjesë rreth 600 agjentë policie, të cilët në orën 6 të mëngjesit të së enjtes shoqëruan emigrantët jashtë tendave.
Me anë të autobusëve ata u transferuan në palestra dhe qendraja pritjeje të kryeqytetit francez. Kreu i policisë pariziene Didier Lalemon u shpreh se tendat e emigrantëve ishin një rrezik jo vetëm pë rata që jetonin brenda tyre por dhe për shoferët.
Ai theksoi se operacioni u krye në koordinim me planet e qeverisë për cështjen e emigrantëve./abcnews.al