Evakuimi i civilëve, Ukraina shpreson në hapjen e korridoreve humanitare ditën e sotme

schedule09:54 - 29 Mars, 2022

schedule 09:54 - 29 Mars, 2022

Ukraina shpreson që të hapen tre korridore humanitare ditën e sotme për të evakuuar civilët, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk, sipas The Guardian

Sipas informacioneve, kjo do të përfshijë përpjekjen për të krijuar një korridor të sigurt për largimin e njerëzve nga Mariupol me automjete private. Deri më tani 160 mijë persona kanë mbetur të bllokuar në Mariupol.

Ditën e djeshme, Ukraina paralajmëroi se disa nga rrugët ishin të pasigurta për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!