Ukraina akuzon rusët: Nuk po respektojnë planin për evakuimin e civilëve

schedule11:19 - 5 Mars, 2022

schedule 11:19 - 5 Mars, 2022

Një armëpushim i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës për të lejuar civilët të largohen nga qyteti i Mariupolit nuk po respektohet plotësisht, sipas zyrtarëve të qytetit, shkruan BBC

Në një mesazh të postuar në Telegram, zyrtarë thanë se luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, ku përfundon korridori humanitar. Ndërkohë pala ukrainase po negocion me palën ruse për të konfirmuar armëpushimin e përkohshëm përgjatë gjithë rrugës së evakuimit.

Lexoni KËTU gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

“Rusët po vazhdojnë të na bombardojnë dhe po përdorin artileri. Është një çmenduri,” tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov.

“Nuk ka armëpushim në Mariupol. Civilët tanë janë gati të evakuohen, por nuk mund të largohen dot nga granatimet.”

/abcnews.al