Evakuimi i civilëve, hapen dhjetë korridore humanitare në Ukrainë

schedule09:18 - 8 Prill, 2022

schedule 09:18 - 8 Prill, 2022

Sipas një njoftimit të zëvendëskryeministres së Ukrainës Iryna Vereshchuk,  do të hapen 10 korridore evakuimi ditën e sotme për evakuimin e civilëve, sipas CNN.

Hapja e korridoreve humanitare do të ndihmojë në evakuimin e civilëve nga Mariupoli dhe nga rajoni i Luhanskut, i cili ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse.

-Në rajonin lindor të Donetskut, do të hapet një korridor evakuimi nga Mariupol në Zaporizhzhia për ata që mund të largohen me makina private.

-Në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, korridoret janë vendosur të hapen nga Berdiansk, Tokmak, Melitopol dhe Enerhodar.

-Dhe në Luhansk, korridoret e evakuimit janë vendosur të hapen nga Severodonetsk, Lysychansk, Popasna, Hirske dhe Rubizhne në Bakhmut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!