Sot është shënuar dita e 28-të e luftës Rusi-Ukrainë, ndërkohë që sulmet e vazhdueshme po vështirësojnë evakuimin e civilëve. Sipas një deklarate të zëvëndëskryeministres së Ukrainës, ditën e sotme do të hapen 9 korridore humanitare, shkruan The Guardian
Iryna Vereshchuk tha se është arritur marrëveshja për të evakuuar civilët e bllokuar në qytetet e Ukrainës përmes nëntë “korridoreve humanitare”, por asnjë marrëveshje nuk ishte arritur me Rusinë për të krijuar një korridor të sigurt për të larguar banorët nga Mariupol.
/abcnews.al