Sipas një deklaratë të zëvëndëskryeministrës së Ukrainës, Iryna Vereshchuk gjatë ditës së sotme priten të hapen 7 korridore humanitare për evakuimin e civilëve, shkruan CNN.
Por sipas zëvëndëskryeministres, evakuimi nga Mariupol mbetet i pamundur, pasi një kolonë që po shkonte në qytetin e rrethuar të Mariupolit u kthye nga forcat ruse.
Сьогодні працюватимуть сім гуманітарних коридорів – Верещук https://t.co/UBQLyrzi8Z
— Верховна Рада України (@verkhovna_rada) April 5, 2022
“Pavarësisht premtimeve të udhëheqjes së tyre, forcat pushtuese penguan evakuimin e civilëve”, tha Vereshchuk në një deklaratë. “Pushtuesit bllokuan Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Manhush. Ata u lanë të lirë mbrëmë pas negociatave dhe u dërguan në Zaporizhzhia,” shtoi ajo.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko tha të hënën se qyteti i tij ishte “në prag të një katastrofe humanitare”, me mbi 100,000 njerëz që kanë mbetur të bllokuar dhe presim të evakuohen.
Boichenko tha se ende nuk kishte mbërritur asnjë autobus evakuimi në Mariupol, pavarësisht marrëveshjeve midis Rusisë dhe Ukrainës për hapjen e korridoreve humanitare.
/abcnews.al