Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evakuime masive pas përmbytjeve në Uashington

schedule09:30 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 09:30 - 12 Dhjetor, 2025

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Uashingtonit duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve.

Guvernatori Bob Ferguson u bëri thirrje  banorëve në zonat e rrezikuara të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Vlerësohet se deri në 100 000 banorë preken nga urdhrat e evakuimit.

“E kuptoj që shumë prej njerëzve në shtetin tonë kanë përjetuar përmbytje të mëdha edhe më parë”, tha Ferguson në një postim në X.

“Megjithatë, tani po përballemi me një situatë historike, pasi pritet që niveli i ujit të jetë deri në 61 centimetra më i lartë se rekordi i mëparshëm”, shtoi ai.

“Mbi 30 autostrada kryesore janë mbyllur për qarkullimin e mjeteve”, tha Ferguson.

Ai shpalli gjithashtu një gjendje emergjence në gjithë shtetin, për të mundësuar mobilizimin e shpejtë të fondeve dhe personelit shtesë.

Roja Kombëtare është dislokuar për të ndihmuar operacionet e shpëtimit në zonat e përmbytura.

Helikopterë dhe varka po përdoren për të transportuar njerëzit drejt zonave të sigurta.

Dhjetëra lumenj kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur qytete dhe toka bujqësore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!