Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Eva Dumani refuzoi për herë të dytë të kthehet, rreth 30 shqiptarë ende në kampet siriane

schedule13:50 - 1 Gusht, 2021

schedule 13:50 - 1 Gusht, 2021

Nga Xhensila Kodra

Eva Dumani, emri i së cilës u lakua një vit më parë, pasi nuk pranoi të dilte nga kampi sirian, për herë të dytë refuzoi të kthehej në tokën shqiptare me 19 shqiptarët e tjerë.

Në tetor të vitit të shkuar, Eva mbeti në kampin Al Hol, ndërsa vëllai i saj Endri Dumani, 11 vjeç ishte mes 5 shqiptarëve që u riatdhesuan.



Në atë operacion u shpëtuan nga kampi sirian edhe Floresha Rasha me 3 fëmijët, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha.

Ndërsa një vit me herët në nëntor të 2019-ës, Forcat e Antiterrorit mundën të nxirrnin nga kampi Al Holit, 11 vjeçarin Alvin Berisha, i cili kishte mbetur aty i vetëm pas vrasjes së nënës së tij, e cila e kishte marre drejt Sirisë.

Në kampet famëkeqe të ISIS ku janë strehuar rreth 60 mijë gra e fëmijë, mes tyre edhe shqiptarë.

Ata iu bashkuan shtetit Islamik dhe grupeve të tjera që luftonin në Siri dhe Irak në fillim të viteve 2010.

Shumë ndër ta u vranë dhe gratë e fëmijët e tyre kanë mbetur të ngujuar në kampet siriane.

Autoritetet shqiptare kanë të dhëna për rreth 30 persona që qëndrojnë në to, një pjesë e të cilëve mbahen peng.

Kjo, pasi në ato kampe janë strehuar edhe familjarë të pjesëtarëve të ISIS.

Brenda në kampin e Al-Holit, shumë prej grave të anëtarëve të ISIS i qëndrojnë besnik praktikave të grupit militant.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!