Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho i ftuar këtë të premten në “Sheshi i Dollarit”, me gazetaren Genta Dobra ka folur për recesionin në eurozonë dhe ndikimi që mund të ketë në ekonominë e vendi tonë.
Sipas ekspertit recesioni do të ndikojë në rritjen e normës së interes që do e bëjë më të vështirë marrjen e kredive dhe ato që e kanë një kredi do e kenë më të lartë koston e pageses.
Spaho gjithashtu është shprehur se është një situatë që ndikimin kryesor do e ketë në sektorin industrial, përsa i përket eksporteve pasi tashmë malli shqiptar mund të duket më i shtrenjtë.
Sektori i turizmit duket që nuk do të preket nga një situatë e tillë, dhe pritet që Shqipëria të jetë dhe një vend i zgjedhur për pushime për të kursyer.
“Këto janë vetëm disa nga elementet por ka edhe disa element shtesë ku Banka Qendrore ka kërkuar rritjen e normës së interes, që do të thotë më shumë vështirësi për të marrë kredi, që do të thotë se dhe ato që janë familje që duan të blejnë një shtëpi, një biznes, dhe që marrin kredi jashtë shtetit atëherë kredia bëhet me e shtrenjtë, dhe një hap I tillë duhet të mendohet mire. Nuk do të ketë investime, që do të thotë nuk ka konsum të ri pasi edhe kreditë që janë janë më të shtrenjta. Do të rriten edhe kreditë e këqija, që do të do të kthehet në një recesion ekonomik, pasi dhe ato që e kanë marrë kredinë do të kenë vështirësi të marrin kredi dhe kjo dot ë bëjë që tashmë të ketë më shumë vështirësi në marrjen e kredisë.
60-70% të eksporteve janë në drejtim të Italisë ndërsa pjesa tjetër është në drejtim të vendeve të tjera të BE-së kjo do të thotë se e gjithë eurozona do të tërheqë më pak produkte shqiptare. Nga ana tjetër nëse euro do të qëndrojë në këtë nivel produktet shqiptare do të jenë më të shtrenjta kjo sa i përket pikëpamjes industrial.
Sa i përket turizmit nëse Shqipëria do të nisë që të zgjidhet si një vend që është për pushime të shtresës së pasur apo të mesme. Ajo që flitet është se një familje italiane që është e shtresës së mesme dhe sot e ka mundësinë që ti bëjë pushimet në Itali mund të ndodhë që në Shqipëri ti kushtojnë më lirë, turizmi në vetvete nuk do të ketë një ndikim negative”, ka thënë eksperti.
Ndërkohë sa i përket vendimit të Bankes së Shqipërisë për të mos ndryshuar normën e interesit, eksperti është shprehur se për momentin është një vendim që vjen në ndihmë bizneseve dhe individëve që kanë marrë kredi, por rritja e saj nuk mund të përjashtohet.
Gjithashtu eksperti ka theksuar se pritet që vendi ynë të mos jetë shumë i ekspozuar ndaj këtij recesioni, pasi dhe emigrantët më të shumtë ne i kemi në Itali dhe në Greqi, ndërsa vendet që janë më të prekshme nga kjo janë ato të Evropës Qendrore si Gjermania dhe vendet përreth.
“Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të mos e rritur normën bazë të interes është një vendim i duhur, për të mos vënë në vështirësi ato biznese të ndershme që blejnë duke marrë kredi, apo qytetarët që blejnë shtëpinë e tyre. Situate nuk mund të mbahet kështu për shumë kohë nëse do të vijojë nga ana tjetër presioni i inflacionistëve të zgjerohet dhe me rritjen e pagave mund të priremi për të pasur prirje inflacionistësh, që ndiko jo vetëm ai ndërkombëtar por dhe ai i brendshëm.
Brenda erozonës duhet që të kemi parasysh se cilët vende janë në recesion pasi emigrantët shqiptarë janë në shumë vende, dhe vendet mesdhetare na kanë mësuar me brishtësinë e tyre ekonomike si Greqia dhe Italia që duket se kjo krizë po i kap më pak. Recesioni duket që e ka epiqendrën në Evropën Qendrore si në Gjermani dhe në vendet përreth saj, tendencialisht jemi më pak të ekspozuar pasi ne jemi më shumë të prirur drejt Italisë dhe Greqisë.
Shtrenjtimi apo forcimi i lekut e bën më të vështirë eksportin për ndërmarrjet shqiptare dhe nëse nuk do të merren parasysh ulja për tatim fitimin për ndërmarrjet eksportuese që të lehtësohet konkurrueshmëria do të bëhet e komplikuar, nëse këto masa do të ndërmerreshin do të rriteshin mbi tre përqind”, është shprehur ndër të tjera eksperti Spaho./abcnews.al