Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për liri të katër të arrestuarve pas bllokimit të 3.4 milionë eurove në dy mjete “Toyota” në Portin e Durrësit në 23 Qershor 2018.
Një treshe gjykuese e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë me herët nga Shkalla e Parë për të dyshuarit Edi dhe Klevi liken, Arben Çeka dhe Alban Mollaymeri.
Ata akuzohen për “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe “falsifikim të monedhave” në formën e “grupit të strukturuar kriminal”. Për këtë çështje janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar si porositësit e mjeteve “Toyota Yaris” ku u gjetën eurot./abcnews.al

