Eurostat: Shkalla e punësimit në BE është 75.7 për qind, me një rritje të lehtë në tremujorin e parë

schedule19:55 - 14 Qershor, 2024

schedule 19:55 - 14 Qershor, 2024

Shkalla e punësimit të banorëve të Bashkimit Evropian, nga mosha 20 deri në 64 vjeç, ishte 75.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, njoftoi këtë të premte Eurostat. Zyra e statistikave të BE-së thotë se kjo përfaqëson një rritje të lehtë prej 0,2 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e katërt të 2023.

Shkalla e punësimit varion në 15 vendet e Bashkimit Evropian, dhe kërcimi më i madh në periudhën e vëzhguar është shënuar në Kroaci dhe ka arritur në 1.8 për qind. Pas saj vjen Sllovenia, ku numri i të punësuarve është më i lartë për 1,3 pikë përqindje, ndërsa Bullgaria dhe Greqia kanë pasur rritje identike prej 0,9 për qind,

Norma e punësimit ka mbetur e qëndrueshme në Itali dhe Letoni dhe ka rënë në 10 vende të Bashkimit Evropian. Rënia më e madhe u regjistrua në Qipro, si dhe në Estoni dhe Lituani, me të njëjtën 0.5 për qind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!