Eurostat: Rriten me 25% kërkesat për azil gjatë muajit qershor në BE

schedule14:17 - 22 Shtator, 2023

schedule 14:17 - 22 Shtator, 2023

BE-ja më shumë se 83,000 kërkesa për azil në qershor 2023, një rritje prej 25% krahasuar me qershorin 2022, sipas shifrave të Eurostat të publikuara sot.

Grupi më i madh i azilkërkuesve në qershor 2023, si në muajt e kaluar, ishin shtetas sirianë (13,150 aplikantë për herë të parë). Pasuar nga afganët (7,775), shtetasit nga Venezuaela(6,925) dhe Kolumbia (6,165).

Pas ofensivës ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës, pati një rritje të konsiderueshme të azilkërkuesve ukrainas për herë të parë (nga 2,100 në shkurt 2022 në 12,185 në mars 2022), por numrat po zvogëloheshin çdo muaj, në 1,065 në qershor 2023.

Gjermania, Spanja, Franca dhe Italia pranuan 75% të kërkesave të reja për azil në qershor 2023. Konkretisht, Gjermania ka marrë më shumë aplikime (23,190), e ndjekur nga Spanja (16,075), Franca (12,475) dhe Italia (10,730).

Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), përqindja më e lartë e aplikantëve të regjistruar për herë të parë në qershor 2023 u regjistrua në Qipro (0,799 aplikantë për mijë njerëz) dhe Austri (0,519).

Në të kundërt, shkalla më e ulët është regjistruar  në Hungari (0.0004). Të miturit e pashoqëruar që aplikuan për azil për herë të parë në vendet e BE-së ishin 2,975 në qershor 2023 dhe kryesisht vinin nga Siria (980) dhe Afganistani (910).

Vendet e BE-së me numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar në qershor 2023 ishin Gjermania (805), Austria (570) dhe Holanda (445).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!