Eurostat: BE uli konsumin e gazit natyror me 17.7 për qind

schedule15:14 - 20 Prill, 2023

schedule 15:14 - 20 Prill, 2023

Konsumi mesatar i gazit në Bashkimin Evropian në periudhën nga gushti 2022 deri në mars 2023 është ulur me 17.7 për qind, krahasuar me konsumin mesatar për të njëjtën periudhë midis 2017 dhe 2022, sipas Eurostat.

BE ka vendosur më parë synimin për uljen e konsumit të gazit në periudhën nga gushti 2022 deri në mars 2023 me 15 për qind krahasuar me konsumin mesatar në të njëjtën periudhë në pesë vitet e mëparshme.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se shumica e vendeve të BE-së e kanë arritur këtë synim, me në krye Finlandën, ku konsumi i gazit ra me 55.7 për qind, Lituania me 40.5 për qind dhe Suedia me 37.2 për qind.

Qëllimi nuk u arrit nga Irlanda, e cila uli konsumin e saj me 0,2 për qind, si dhe Sllovakia (1,0 për qind), Spanja (10,8 për qind), Polonia (12,5 për qind), Sllovenia (13,8 për qind) dhe Belgjika (14,5 për qind).

Në periudhën nga gushti 2022 deri në mars 2023, Malta rriti konsumin e gazit natyror me 12.7 për qind. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!