Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

EUROPOL: Bashkëpunimi me policinë shqiptare, mbi baza besueshmërie e angazhimi për çështjet e përbashkëta

schedule14:01 - 30 Janar, 2026

schedule 14:01 - 30 Janar, 2026

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit një delegacion nga Departamenti/Qendra për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në EUROPOL (SOCC), i kryesuar nga z. Jean Yves Goriou, Drejtues i Njësisë kundër Krimit të Organizuar, i shoqëruar nga  Roberto Garbini, zëvendësdrejtues i Ekipit për Organizatat Kriminale me Rrezikshmëri të Lartë në Njësinë e Krimit të Organizuar.

Fokusi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit operacional dhe strategjik midis Policisë së Shtetit dhe EUROPOL-it, në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Diskutimet gjatë takimit u përqendruan në prioritetet e përbashkëta, si dhe në implementimin e strategjisë së re të Policisë shqiptare kundër krimit të organizuar, zhvillimin e hetimeve proaktive të bazuara në inteligjencë dhe shkëmbimin e informacionit me EUROPOL-in dhe me shtetet anëtare të BE-së, hartëzimin dhe goditjen e organizatave kriminale të profilit të lartë me lidhje ndërkombëtare, përfshirjen e strukturave në prioritetet dhe planet operacionale të EMPACT 2026–2027, si dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit mjedisor, trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të qenieve njerëzore dhe lëvizjes së kundërligjshme të emigrantëve.



Gjithashtu, gjatë takimit u trajtuan koordinimi i hetimeve paralele, zhvillimi i hetimeve pasurore, si dhe mbështetja teknike dhe operacionale që do të vijojë të jepet nga EUROPOL-i për procedime konkrete që janë në ndjekje.

Në fund të takimit, Drejtor Nallbati, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda siguroi delegacionin e Europol se Policia e Shtetit është e vendosur për të vënë në funksion të prioriteteve operacionale të përbashkëta ekspertizën dhe kapacitetet e saj policore, në çdo ndërmarrje rajonale, evropiane dhe më gjerë, kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!