Kampionati Europian është tashmë në fazën më të nxehtë dhe luhet për jetë a vdekje. Dje Italia dhe Danimarka prenë biletën për në çerekfinale, ndërsa sot do të mësohet kundërshtaret e tyre.
Dita e sotme nis me Holandën, që në 18:00 sfidon Republikën Çeke në stadiumin “Ferenc Puskas” të Budapestit, që pritet të jetë plot. Skuadra e De Boer është favorite, por kujdesi duhet të jetë i madh dhe këtë e tregoi qartë ndeshja e mbrëmshme e Italisë.
Fituesi i këtij çifti sfidon Danimarkën. Tre orë më pas, në 21:00 luhet një nga ndeshjet më të forta të kësaj faze. Në stadiumin “La Cartuja”, në Spanjë, dy nga pretendentët, Belgjika dhe Portugalia sfidojnë njëra-tjetrën për një vend në çerekfinale.
Pritet një ndeshje e zjarrtë në Sevilje, teksa fituesi i këtij çifti do të sfidojë Italinë. Skuadrat pritet të jenë të plota në fushë, pasi nuk kanë pasur dëmtime dhe ndëshkime me kartonë. /abcnews.al