Europiani, Milani dhe kritikat e tifozëve: Donnarumma flet si “veteran”

schedule17:59 - 6 Mars, 2020

schedule 17:59 - 6 Mars, 2020

Gianluigi Donnarumma është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë te Milani aktual, edhe pse festoi 21-vjetorin e lindjes me darë 25 shkurt. Portieri është një titullar fiks te kuqezinjtë dhe kombëtarja italiane, ambiciet nuk i mungojnë dhe prek disa tema të ndryshme gjatë prononcimit për Rivista Undici.

Pres të zhvilloj një Europian të madhe dhe dua të bëhem portieri më i mirë në botë. Porta ka qenë gjithmonë pasioni im më i madh. Adrenalina që përjeton në këtë rol më ka pëlqyer që i vogël. Më duhet t’i jap besim mbrojtjes dhe gjithë skuadrës. Më duhet të jem shumë i fortë.

Në fillim isha pak i trembur, të gjithë lojtarët ishin më të mëdhenj se unë. Tani futem te ‘veteranët’ e Milanit. E di që kam një rol të rëndësishëm, e ndjej diçka të tillë. Derbi i parë është kujtimi më i rëndësishëm që kam. Sfida kundër Interit dhurojnë gjithmonë shumë emocione. Adrenalina është në kulm, zemra rreh fort dhe dëshira për të fituar e luajtur mirë është shumë e madhe.

Momenti më i vështirë? Kritikat e tifozëve në vitin 2017. Është e vështirë të luash kur i ke tifozët kundër dhe kur të fishkëllejnë. San Siro është San Siro, por nuk kam pasur kurrë frikë. E dija se kush jam, isha i qartë për potencialin tim. Zero frikë, më dukej gjithçka normale, pritjet që bëj i cilësoj si normale. Më pëlqen edhe të komandoj, e gjej mirë veten në këtë aspekt“, përfundon portieri i talentuar i kuqezinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!