Europiani i parë do të vaksinohet kundër Covid, brenda këtij viti

schedule13:07 - 26 Nëntor, 2020

schedule 13:07 - 26 Nëntor, 2020

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian (BE), Ursula von der Leyen, njoftoi se vaksinimi mund të fillojë para fundit të vitit.

“Shohim dritë në fund të tunelit. Qytetari i parë i BE-së mund të vaksinohet para fundit të dhjetorit”,  deklaroi von der Leyen.

Duke theksuar që vendet anëtare të BE-së duhet t’i përfundojnë përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave, von der Leyen deklaroi se vaksina është “biletë” për të dalë nga pandemia.

Javën e kaluar, presidentja e Komisionit Europian tha se “Nëse gjithçka shkon mirë, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) mund të lëshojë autorizim të kushtëzuar të tregut për vaksinat e BionTech dhe Moderna në gjysmën e dytë të dhjetorit”.

BE-ja ka rënë dakord të marrë 400 milionë doza vaksine nga  AstraZeneca, 300 milionë me Sanofi-GSK, 400 milionë nga Johnson and Johnson, 300 milionë nga Pfizer dhe BioNTech, 405 milionë nga CureVac dhe 160 milionë nga Moderna.

Ursula von der Leyen u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së mos të lehtësojnë masat kufizuese, pasi rrezikojnë të përsërisin historinë.

“Ne duhet të mësojmë nga vera dhe të mos përsërisim të njëjtat gabime. Nëse lehtësojmë shumë shpejt masat  kjo mund të përbëjë rrezik për valën e tretë pas Krishtlindjeve. Disa javë më parë kam deklaruar se këto Krishtlindje do të jenë ndryshe. Dhe po, do të jetë më të qeta ”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!