Europiani 2022/ Një i ftuar special në stërvitjen e kombëtares së U-19

schedule14:03 - 8 Nëntor, 2021

schedule 14:03 - 8 Nëntor, 2021

Kombëtarja Shqiptare U-19 ka nisur që prej ditë së djeshme grumbullimin për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian 2022.

Në stërvitjen e ditës së sotme, skuadra e drejtuar nga Armando Cungu, ka pasur një vizitor special.

Edi Reja ka përfituar nga mundësia që të shikojë stërvitjen e U-19, së bashku me pjesëtarët e stafit të Kombëtares A.

Nuk ka munguar edhe një bashkëbisedim mes trajnerit Reja dhe Cungut për sfidat që ka kombëtarja U-19 dhe rëndësia e tyre.

Ai u ka kërkuar lojtarëve që ta marrin sa më seriozisht dhe të punojnë fort e me përkushtim për të vazhduar më tej rrugëtimin në radhët e ekipeve Kombëtare. Reja ka këshilluar lojtarët që të impenjohen maksimalisht për të krijuar një grup të mirë dhe të pretendojnë për të marrë rezultate sa më pozitive. Gjithashtu, trajneri i Kombëtares i ka siguruar të rinjtë se ata janë nën monitorim të vazhdueshëm nga specialistët e futbollit në FSHF dhe kanë të gjithë vëmendjen e duhur.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!