“Europianët në fillim ishin skeptikë”, eksperti për Gjadrin: Investimi nga pala italiane, sa për 8 kampe të tjera

schedule13:52 - 16 Tetor, 2024

schedule 13:52 - 16 Tetor, 2024

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar në “News Line” se çdo gjë që do të ndodh brenda kampeve është përgjegjësi e qeverisë italiane, ndërsa çfarë ndodh jashtë tyre i përket shtetit tonë.

Ai ka theksuar se kampi i Gjadrit i ka kushtuar qeverisë italiane, sa për 8 kampe brenda territorit italian dhe kjo ka krijuar shumë debat në Itali mes opozitës dhe qeverisë.

Sipas Softës, në fillim europianët ishin skeptik, por tani kanë filluar ta shohin si një mundësi për të ndërtuar kampe dhe në vende të tjera.

“Gjithçka që është brenda kampeve dhe strukturave të miratuara, është përgjegjësi e shtetit italian. Çdo gjë që është jashtë tyre, qoftë dhe nga lëvizja në Gjadër apo Shëngjin, i takon shtetit shqiptar.

Shoqërimi i tyre bëhet me forca policie, momenti i hipjes gjatë rrugës i furgonit dhe deri te momenti i dorëzimit në Gjadër.

Ky investim i strukturës italiane është shumë herë më i lartë se disa qendra të tilla të ndërtuara në territory. Ky ka qene dhe objekti i disa debateve mes opozitës italiane dhe vetë qeverisë, sepse ky kamp i ka kushtuar të paktën sa për 8 apo 10 kampe në territorin italian. Sigurisht që janë kampe që përveç Kostos, krijojnë kushte shumë të strukturuara.

Ky kamp do të jetë një vëzhgim nga mediat it dhe nga politiak dhe nga BE, pasi është një fenomen shumë i ndjeshëm. Pasi janë rreth 8 milionë njerëz që nuk e kanë asnjë lloj statusi dhe lëvizin dhe qarkullojnë brenda territoreve të BE.

Deri dje kanë qenë kritik europianët, por tani kanë filluar ta shohin si një mundësi për të ndërtuar kampe nëpër vende të tjera. Pati menjëherë kërkesë nga Anglia, duke pasur probleme të kësaj natyre”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!